Kupa e Gjermanisë

Gladbach eliminohet me “turp”, Leipzig në çerekfinale!

Nuk kanë fund surprizat në Kupën e Gjermanisë. Pas eliminimit të Borussias së Dortmundit nga St Pauli të martën, një tjetër eliminim i bujshëm erdhi të mërkurën në raundin e 1/8-ave.

Një tjetër skuadër e Bundesligës dytë nxorri jashtë një ekip me emër të Bundesligas duke e mposhtur thellë madje. Hannover 96 u kualifikua në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni pasi mposhti lehtësisht me shifrat 3-0 Borussia Monchengladbach.

Beier dy herë dhe Kerk ishin autorët e golave për Hannover. Bëri detyrën Leipzig që mposhti pastër 2-0 Hansa Rostock falë golave të Poulsen dhe Dani Olmo me skuadrën nga Gjermania Lindore që preu biletën për në çerekfinale.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency