Europa League

Glasner: E respektojmë Kukësin, por duam kualifikimin!

Nga Gjermania trajneri i Wolfsburgut Oliver Glasner ka folur në konferencën për shtyp përpara udhëtimit për në Shqipëri ku këtë të enjte skuadra e tij do të sfidojë në Air Albania, Kukësin në raundin e dytë kualifikues të Europa League. Glasner vlerësoi skuadrën e Skënder Gegës por theksoi se Wolsburgu i tij do të kualifikohet në fazën tjetër. Gjithsesi austriaku e ka të qartë që nuk e njeh mjaftueshëm Kukësin dhe sfida e Air Albania mund të rezultojë më e vështirë nga sa parashikohet.

“Ka avantazhe dhe disavantazhe, pasi ekipe të ndryshme kanë pasur periudha të ndryshme pushimesh. Kjo situatë e krijuar prej koronavirusit është e njëjtë për të gjithë. Ne do bëjmë më të mirën në fushë dhe jemi të përgatitur për ndeshjen e parë”.

“Kukësin e ndoqa në ndeshjen e parë kundër Slavia Sofia dhe pashë një ekip të organizuar, me lojtarë me cilësi teknike. Për mua është tipike për ekipet shqiptare. Siç e thashë edhe më parë, jemi përgatitur dhe e respektojmë Kukësin dhe çdo kundërshtar. Shkojmë në Tiranë me besim te vetja për ta fituar ndeshjen dhe për të kaluar në raundin tjetër. Nuk jemi përgatitur për shtesë dhe penallti. Nëse do të na duhet të luajmë në shtesë, do e mirëpresim dhe do bëjmë më të mirën pas 90 minutave. Do japim gjithçka ta fitojmë ndeshjen. Kështu që do jemi të përgatitur”.

“Do të jetë pak e vështirë për shkak se java e parë e kampionatit është shtyrë dhe ne i kemi parë vetëm në një ndeshje. Ata kanë ndryshuar trajnerin dhe nuk kemi pasur mundësinë të shohim shumë ndeshje të tyre. Është vetëm një ndeshje që ata kanë luajtur. Jemi përgatitur dhe kemi planin tonë. Do të luajmë me formacionin më të mirë dhe synojmë të kalojmë në grupet e Europa League, për të luajtur me ekipet më të mira”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency