Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Gliha karikon Kosovën: Fanella e përfaqësueses është krenari, jemi gati të vdesim në fushë

Gliha: Kemi punuar mirë
Gliha: Kemi punuar mirë

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në nisje të javës eliminatore, me ‘dardanët’ që do të impenjohen ndaj Zvicrës në ‘Fadil Vokrri’ dhe më pas ndaj Rumanisë në transfertë.

Tekniku i Kosovës theksoi rëndësinë e veshjes së fanellës së përfaqësueses, teksa u ndal edhe te çështja Muja, me sulmuesin që u largua nga Dardanët, për të veshur fanellën kuqezi të Shqipërisë.

Kosova vjen para këtyre dy takimeve me shanse minimale. A është e vështirë të motivosh futbollistët në të tilla momente?

Ne duhet të jemi gati edhe të vdesim në fushë, pasi luajmë për ekipin kombëtar dhe për një futbollist profesionist, nuk ka gjë më të rëndësishme. Nuk luajmë për para, por për dinjitet dhe duhet ta tregojmë në fushë këtë.

Çfarë do t’i ndryshoni ekipit?

Besoj që e keni parë listën dhe aty ka disa emra futbollistësh të rinj. Janë disa futbollistë q kanë qenë pjesë e Kosovës U21 dhe po përpiqemi të bashkëpunojmë, për t’i vënë sa më shpejt në dispozicion të skuadrës së parë. Tani do të punojmë për të parë rezultatet në fushën e lojës. Rezultati është primar dhe në funksion të arritjes së tij, do të zgjedhim edhe futbollistët e skemën.

Lexoni edhe: 

Sa i shqetësuar jeni që lojtarë si Muja po ikin nga Kosova për të luajtur me Shqipërinë?

Lojtarë si Muja janë shumë të rëndësishëm dhe nuk duhet t’i lëmë të na ikin, ndaj po marrim të gjitha masat, që të mos përsëriten raste të tilla. Në rastin e Mujës kemi folur me të dhe nuk kishim asnjë mundësi t’i ndryshonim mendjen. E kemi kontaktuar atë, bashkë me presidentin e FFK-së dhe i thamë se e shohim si pjesë të rëndësishme, por tashmë Muja e kishte marrë vendimin e tij dhe nuk ia ndërronim dot mendjen…

Sa ju shqetësojnë mungesat?

Në futboll, ashtu si në jetë, jo çdo gjë shkon ashtu siç ne duam. Megjithatë ne nuk jemi këtu për të qarë për problemet që kemi, por për të gjetur zgjidhje, në mënyrë që të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz në fushën e blertë. Tani asgjë nuk është e lehtë, pasi ne kishim në plan grumbullimin e Emërllahut, por ai u dëmtua…

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...