La Liga

Globe Soccer Awards, Benzema mposht Haaland dhe Salah

Është mbajtur në Dubai, ceremonia e Globe Soccer Awards aty ku Karim Benzema është shpallur si lojtari më i mirë për vitin 2022. Pas Topit të Artë, francezi fiton një tjetër trofe të rëndësishëm për karrierën e tij teksa prin këtë renditje para Erling Haaland të Manchester City dhe Mohamed Salah të Liverpool.

Pas këtij trofeu, Benzema që për pak ditë i duhet të udhëheqë edhe sulmin e Francës në Botërorin e Katarit, shprehet se ky çmim ka shumë vlerë për të.

“Jam shumë i lumtur, i falenderoj të gjithë ata që votuam për mua. Për mua ky çmim do të thotë shumë, falenderoj Real Madridin dhe shokët e skuadrës të cilët kontribuan që unë të marrë këtë trofe”, u shpreh Benzema.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency