Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Gnabry dhe Witsel ndezin klasiken e titullit, java e Bayern-Dortmund nis me shkëndija!

DORTMUND, GERMANY - NOVEMBER 10: (L-R) Serge Gnabry of Bayern Munchen ,Julian Weigl of Borussia Dortmund during the German Bundesliga match between Borussia Dortmund v Bayern Munchen at the Signal Iduna Park on November 10, 2018 in Dortmund Germany (Photo by Peter Lous/Soccrates/Getty Images)

Bundesliga gjithnjë premton për emocione të forta por akoma më e luftuar bëhet ajo kur vjen momenti i klasikes gjermane të  futbollit me dy prej gjigandwve si Bayern  dhe Dortmund që do të sfidohen këtë të shtunë në Alianz Arena. Gjithsesi këtë herë protagonistë të kësaj supersfide bëhen dy prej lojtarëve kryesorë të skuadrave respektive që në vigjilje të duelit japin opinionet e tyre në lidhje me të. Kështu mesfushori 23-vjeçar Serge Gnabry kërkon hakmarrjen ndaj verdhezinjwve të Dortmundit me kampionët në fuqi të Gjermanisë që e shohin veten dy pikë poshtë Dortmundit në tabelën e klasfikimit. Gnabry mendon se kjo ndalesë është deçizive në luftën për titull.

Serge Gnabry: “E presim këtë takim me optimizwm tw lartw sepse vërtetuam se kemi potencial të madh me ato nëntë pikë shkëputjeje që i kompesuam ndaj Dortmundit. Jemi besimplotë pasi verdhezinjtë kanë treguar se janë të thyeshëm në momente të caktuara, siç e kanë treguar duke rrëshkitur nga pozicioni i tyre disa herë gjatë këtij edicioni. Sidoqoftë, ky takim është i një rëndësie të madhe për të dyja këto ekipe ndaj ne do të zbresim në fushë më të motivuar se kurrë për të qënë sërish kampionë dhe për të çuar trofeun e rradhës në shtëpi. Kjo ndeshje është mishërimi i rivalitetit me Dortmundin që mbetet skuadra për t’u mundur në kampionatin gjerman. Kjo është ndeshja më e madhe e sezonit dhe jemi të lumtur që kemi avantazhin që e luajmë në shtëpi këtë here”.

Nga ana tjetër qëndron një belgu 30-vjeçar Axel Witsel që gjithashtu prezantohet shumë optimist në vigjilje të klasikes gjermane.

 Axel Witsel: “Aktualisht jemi liderët e kampiontit dhe nuk duam të ndryshojmë asgjë nga kjo. Me këtë motivim do të shkojmë në Mynih dhe do të japim më të mirën tonë. Dortmundi e pret prej shumë kohësh këtë titull dhe do të bëjmë maksimumin për ta sjellë atë në shtëpi gjithsesi është e kotë të dalësh me deklarata kur fjalën tonë do ta themi në mënyrën më të mirë të mundshme në fushën e blertë. Sigurisht që parashikohet një ndeshje shumë e fortë dhe e luftuar por tashmë që kemi mbërritur deri në këtë pikë kërkojmë majën. Do të shkojmë në Mynih me synimin e vetëm të tre pikëve të fitores. Në këtë fazë çdo ndeshje mund të konsidëeohet si një finale por mentaliteti është ai u duhuri në kampin tonë ndaj do të luftojmë të marrim hap pas hapi të gjitha fitoret që kërkojmë”.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...