Lojtari i RB Leipzig, Christopher Nkunku dhe lojtari i Ajax, Antony shihen si mundësitë e zëvendësimit të Serge Gnabry te Bayern Munich.
Bavarezët janë në bisedime me Gnabryn për një zgjatje të kontratës aktuale, e cila mbaron në 2023-shin, por duket se negociatat kanë ngecur.
Palët ende presin të arrijnë një marrëveshje, por Bayern do të jetë i përgatitur për çdo mundësi, kështu që në rast se 26-vjeçari do të largohet, klubi do të ketë gati zëvendësuesin e tij.
Mediet në Gjermani raportojnë se kampionët në fuqi të Gjermanisë do të tentojë Nkunkun, kartoni i të cilit kushton rreth 70 milionë euro.
Më tej në raportime shtohet se sulmuesi i Ajaxit Antony, i cili shihet po ashtu si një kandidat për Bayernin, do të preferonte më shumë një lëvizje në Premier League ose në La Liga.
