Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gnabry me ecuri prej lideri, sposton Werner në hierarki

Prej kohësh Timo Werner është parë si pasuesi i numrit 9 Miroslav Klose tek përfaqësuesja gjermane, por tashmë duket se ai po lihet pas nga Serge Gnabry, 23-vjeçari i Bayern Munchen, që po rezulton super efektiv në sulmin e “panzerave”.

Edhe tek ekipi i Niko Kovaç Gnabry ka qenë protagonist i rreshtimit 4-1-4-1, ndërkohë që Werner kryeson linjën e sulmit të Leipzig me 6 gola kundrejt vetëm një të mesfushorit të krahut deri më tani në Bundesligë. Por kur bëhet fjalë për Kombëtaren e Joachim Low rolet e tyre duket se përmbysen, me Gnabry që luan shpesh në qendër të sulmit, ndërkohë që reparti i avancuar plotësohet me Werner dhe Leroy Sane.

Në sfidën ndaj Rusisë, Gnabry rezultoi të ishte potenciali i sulmit gjerman duke qenë produktiv në lojë dhe për më tepër me golin e tij në fitoren 3-0, që përkon të jetë i katërti për 23-vjeçarin në katër sfidat e para me fanellën e Gjermanisë.

Të gjithë treguesit flasin se ai është lojtari me arsenalin më të pasur në mesfushë. Shpejtësia prej atleti është një tjetër aset i tij. “Falë anatomisë time mund të vrapoj kaq shpejt”, citohet ai. Nuk ka dyshime se numrat e 23-vjeçarit flasin për një rritje progresive që po e shpërblen atë me rritjen e famës ndërkombëtare.

Gnabry ka shënuar çdo 70 minuta për ekipin e Low, me trajnerin që deklaron se nëse do të vijojë me këto ritme, prezenca e tij në organikë do të bëhet një domosdoshmëri në të ardhmen, por sikundër vërtetoi ndeshja me Rusinë, Gnabry po i përshpejton afatet kohore.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...