Prej dy sezonesh me fanellën e kampionëve të Bayernit të Mynihut, Serge Gnabry po luan në nivele mjaft të larta, duke spikatur me performcanën e tij, ndërsa tani gjermani ka filluar të “shkëlqejë” edhe në raport me femrat.
Kjo pasi 25-vjeçari ia ka dalë të bëjë për vete modelen zvicerane Sandra Jerze, me të cilën është në një lidhje që prej muajit mars, ndërsa gjithçka është bërë publike vetën ditët e fundit, kur të dy kanë postuar foto nga pushimet e kaluara së bashku në ishujt grekë.
