Connect with us

Hi, what are you looking for?

Peshëngritje

Godelli: Si shteti harron dikë që ka fituar 50 medalje? Trishtim!

Atletja Luiza Gega, peshëngritësit Briken Calja e Erkand Qerimaj, boksieri Alban Beqiri  dhe xhudistet kosovare Nora Gjakova, Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi përmes një ceremonie të zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, 7 sportistë elitarë kanë marrë gradën honorifike të kolonelit.

Në lidhje me ceremoninë e zhvilluar ditën e sotme, ku nuk munguan zyrtarët shtetërorë, ka reaguar Daniel Godelli. Peshëngritësi i njohur shqiptar priste që të ishte edhe ai pjesë e sportistëve që u graduan kolonelë.

Lexo edhe: 

Bashkë me gëzimin që përjetova për kolegët e mi të cilëve ua di vuajtjet, përjetova edhe një trishtim! Shteti im, atdheu ku unë u linda, u rrita dhe nuk u largova edhe pse ofertat ishin të pafundme, më kishte harruar?

Pse vallë? A nuk e di shteti im se kush jam unë? A nuk e di shteti im që unë Daniel Godelli i kam dhuruar atdheut tim më shumë se 50 medalje! Medalje ari, argjendi dhe bronzi.

Besoj se ishte thjesht një harresë dhe neglizhencë. Jam në pritje të korrigjimit sa më shpejt të kësaj harrese”, shkruan Daniel Godelli.

Nën uniformën ushtarake, 7 sportistë elitarë marrin gradën honorifike të kolonelit

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...