Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Godet Arsenali, merr brazilianin David Luiz dhe skocezin Tierney

Arsenali surprizon në merkato, duke arritur marrëveshjen për transferimin e David Luiz nga Chelsea për 8 milionë paundë. Mbrojtësi brazilian do të bashkohet me “Topcinjtë” në një marrëveshje dy-vjeçare. “Topçinjtë” ishin prej kohësh në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe largimi i Laurent Koscielny-t drejt Bordeaux e bëri edhe më të nevojshme afrimin e një lojtari për këtë repart.

Përpara arritjes së marrëveshjes, me Luiz, drejtuesit e Arsenalit ndiqnin me kujdes mbrojtësin e Leipzigut, Dayot Upamecano, si dhe atë të Juventusit, Daniele Rugani. Sa i përket francezit, klubi gjerman kërkonte një shifër tepër të lartë për ta lënë të lirë, plot 75 milionë paundë, ndërsa italiani preferoi që për momentin të qëndronte te bardhezinjtë, edhe pse mes dy klubeve ishte arritur një marrëveshje për huazim dyvjeçar me detyrim blerjeje për 40 milionë euro.

Kalimi i David Luiz në “Emirates” do të sjellë një siguri më tepër në mbrojtje, repart në të cilin trajneri spanjoll Emery ka siguruar një tjetër përforcim në ditën e fundit të merkatos në Angli. Ish-tekniku i PSG dhe Sevillas do të ketë në dispozicion edhe mbrojtësin e djathtë aq shumë të kërkuar prej tij, Kieran Tierney. 22-vjecari afrohet nga Celtic, që më në fund ka pranuar ofertën e londinezëve prej 25 milionë paundësh, ndërkohë që më herët skocezët kishin refuzuar dy oferta të Arsenalit për anësorin e djathtë.

Me afrimet në merkato, drejtuesit e Arsenalit shpresojnë që të bëjnë një sezon më të mirë se ai i kaluari, ku u renditen në vendin e pestë, pse jo të rivalizojnë me Manchester City-t apo Liverpoolin për titullin kampion, që mungon prej vitit 2004. “Topçinjtë” e nisin sezonin e ri në Premier League këtë të diel në transfertën e “St James Park” ndaj Newcastle.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...