Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Godet Genoa, kthen në Itali mesfushorin holandez

Kevin Strootman po përgatitet të nisë përvojën e dytë në Itali. Goditjen e madhe po e bën Genoa, që kërkon të zhvillojë një pjesë të dytë të sezonit të qetë në funksion të qëndrimit në Serinë A.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mesfushori holandez ka zbarkuar në Gjenovë dhe në orët e ardhshme do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore si dhe do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë me këtë skuadër deri në fund të sezonit.

Bëhet fjalë për transferim në formë huazimi, teksa Olimpique Marseille do t’i paguajë gjysmën e pagës lojtarit. Një zgjidhje e dobishme për Genoan, e cila, duke vepruar kështu, siguron një lojtar me shumë përvojë.

Strootman kthehet në Serie A, ku më parë ka luajtur për pesë vite me Romën, nga 2013 në 2018, një periudhë kohe në të cilën kaloi dy dëmtime serioze në gjurin e tij të majtë. Me gjithë vështirësitë, ai provoi se ishte një nga më të mirët në rolin e tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...