Merkato

Godet në merkato edhe AEK-u i Athinës, firmos me një Kampion Bote

Pas Olympiacos, që prezantoi brazilianin Marselo, godet në merkato edhe rivali më i njohur i skuadrës nga Pireu, AEK-u i Athinës. Klubi kryeqytetas ka prezantuar mesfushorin 30-vjeçar Dribril Sidibe, i cili është shpallur edhe kampion bote me Francën në verën e 2018-ës në Rusi.

Mesfushori ka qenë pjesë e Monacos në sezonet e fundit, por këtë verë i përfundoi kontrata me klubin nga principate francize dhe palët nuk arritën dot një marrëveshje për rinovimin e saj.

Djibril Sidibe ka veshur në të shkuarën edhe fanellën e Lille, por edhe një sezon të Evertonit në Premier League, ndërsa me AEK-un e Athinës ka firmosur një kontratë të vlefshme për dy sezonet e ardhshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency