Edgar Cani I kuq. Ish-sulmuesi I Kombëtares ka firmosur këtë të enjte me klubin e Partizanit, sic lajmëroi dhe Sport Neës një ditë më parë pasi nënshkroi për dy vjet me kryeqytetasit. 28 vjecari, që ishte në bisedime prej ditësh me Partizanin u zyrtarizua mbrëmjen e kësaj të enjte nga klubi I Partizanit, që bëri të ditur finalizimin e marrëveshjes. Sulmuesi që të gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar jashtë vendit do ta ketë përvojën e parë në Kategorinë Superiore. Afrimi I tij shihet si zëvendësimi ideal për Kaleb Ekubanin, që u transferua këtë verë te Lids, klub ku dhe vetë Cani ka luajtur në të kaluarën. Partizani mund të jetë një shans I mirë dhe për sulmuesin kuqezi për të treguar vlerat e tij pas disa viteve të vështira. Cani në ditët në vazhdim pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësorë dhe të hënën e 7 gushtit pritet të prezantohet përpara mediave si përforcimi më i fundit I 15-të herë kampionëve të Shqipërisë. Zyrtarizimi I blerjes së tij vjen vetëm pak orë pas prezantimit të një tjetër blerje të rëndësishme, hungarezit Andorian.
