Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Godet Skënderbeu, merr sulmuesin cek Martin Nespor

Nemo enim ipsam voluptatem quia voluptas sit aspernatur aut odit aut fugit, sed quia consequuntur magni.

Skënderbeu bën goditje të dyfishtë në ditën e fundit të merkatos verore, duke blinduar të gjitha repartet, sidomos atë të avancuar pas largimit të Liridon Latifit drejt Alademisë Pushkash në kampionatin hungarez. Korcarët kanë huazuar nga skuadra polake Zaglebie Lubin me të drejtë blerjeje në fundit të sezon sulmuesin cek Martin Nespor, si dhe kanë zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit Fidan Alitit nga Slaven Belupo.

27-vjecari Nespor konsiderohet një nuhatës goli, një sulmues i cili do të bëjë diferencën ne fazën sulmuese të ekipit korcar, ku trajneri Daja ka gjithashtu nëdispozicion Soue, James dhe Sebino Plakun.

Nespor gjatë karrierës së tij është aktivizuar në kampionatin cek me Bohemias, Mllada Boleslav dhe Sparta Prague, ndërsa në Poloni me Piast Gliëice dhe së fundmi me Zaglebie Lubin.

Në sezonin që sapo ka nisur është aktkvizuar në katër ndeshje në kampionat polak, duke shënuar dy gola në fitoren 3-0 me Pogon Szczecin dhe në barazimin 1-1 në fushën e Nieciecza.

Nespor ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueses U-21 të Cekisë.

Edhe Fidan Aliti konsiderohet një afrim cilësor te skuadra juglindore, falë përrvojës që ka fituar me skuadra të tilla si Old Boys e Luzerna në Zvicër, Sherif i Tiraspolit në Moldavi dhe së fundmo me Slaven Belupo në Kroaci.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....