Kategoria Superiore

Godet Tirana, firmos me Lancinet Sidibe

Tirana ka siguruar shërbimet e Lancinet Sidibe. Klubi bardheblu ka fituar konkurrencën ndaj Teutës e Skënderbeut duke mbyllur marrëveshjen me Besëlidhjen, që është klubi i cili zotëronte kartonin, dhe me vetë futbollistin nga Guinea. Sezonin e shkuar 23-vjeçari ishte pjesë e Teutës, me të cilën zbriti në fushë në 33 ndeshje, duke shënuar 1 gol dhe dhuruar një asist.

Përveçse me Besëlidhjen në Kategorinë e Parë, mesfushori ka qenë edhe pjesë e Flamurtarit në sezonin 2017-2018, edhe në atë rast duke gjetur një herë golin. Sidibe është konsideruar një futbollist me të dhëna mjaft interesante sidomos falë shtatlartësisë së tij 1.89 m. Në ndeshje të caktuara ka treguar se është i aftë të bllokojë kundërshtarët dhe të rinisë aksionet.

Në 6 muajt e parë të këtij sezoni, edhe pse kishte kontratë me Besëlidhjen, ai u aktivizua në atdheun e tij, për të qenë më pranë familjes. Sidibe pritet të shtojë ndjeshëm konkurrencën në mesfushën e bardhebluve, pasi përvoja në Kategorinë Superiore nuk i mungon. Edhe pse është vetëm 23 vjeç, ai është ka zbritur në fushë në 61 ndeshje në shkallën më të lartë të futbollit tonë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency