Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Godet Tottenhami, Contes i bëjnë dhuratë të dyfishtë nga Juventusi

Tottenhami i Antonio Contes bën një goditje të dyfishtë në këto ditë të fundit të merkatos së janarit. Klubi londinez ka siguruar shërbimet e dy futbollistë të Juvenusit: Dejan Kulusevskit dhe Rodrigo Bentacour. Në operacion që mund t’i mbushë arkat e “Zonjës së Vjetër” me plot 65 milionë euro.

Për futbollistin suedez, “Spurs”-at do të shpenzojnë 5 milionë euro për huazimin deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes për 35 milionë, klauzolë që mund të kthehet në detyrim blerjeje nëse plotësohem disa kushte, plus bonuset.

Për uruguaianin bëhet fjalë për një ofertë prej 25 milionë eurosh mes pjesës fikse dhe bonuseve.

Kulusevski tashmë e ka marrë fluturimin për në Londër, ku pasi të kalojë vizitat mjekësore do të hedhë firmën mbi kontratë.

Drejt mbylljes edhe marrëveshja për Bentacour, por 30% të shumës që do të përfitojë nga shitja e tij Juventusi duhet t’ia kalojë Boca Juniors. Uruguaiani pritet të përfitojë 3.5 milionë ecuri në sezon deri në vitin 2026.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...