Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

“Godet” Vllaznia, kthen në Shkodër Arsid Krujën

Arsid Kruja kthehet te Vllaznia. Mesfushori 25-vjeçari shkodran, pas një viti aktivizimi tek Teuta, ka vendosur të japë kontributi me tij te kuqeblutë në Kategorinë e Parë. Ai ka gjetur akordin me administratorin Lici dhe madje pas firmës në kontratë, i është bashkuar me njëherë ekipit në stërvitje. Kjo gjë bëhet e ditur nga vetë klubi shkodran përmes faqes së tij zyrtare:

“Vllaznia bën të ditur se që prej ditës së sotme zyrtarisht pjesë e saj është edhe futbollisti shkodran, Arsid Kruja. Administratori i klubit, z. Suad Lici, ka arritur akordin me lojtarin në fjalë, i cili së fundmi për një vit ka qenë pjesë e Teutës, për ta rikthyer tek ekipi kuqeblu. Marrëveshja dypalëshe është arritur për një kontratë 18-mujore dhe gjithçka është mbyllur ashtu si duhet me hedhjen e firmës në të. Futbollisti Arsid Kruja nuk ka humbur kohë dhe menjëherë paraditen e sotme është vënë në dispozicion të trajnerit Lika për të zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin. Vllaznia i uron suksese futbollistit të sapoardhur dhe së bashku të bëjmë më të mirën për ta çuar skuadrën tonë aty ku i takon të jetë”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...