Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Godin kryen vizitat mjekësore te Cagliari, Candreva një hap larg Sampit

Në pritje të zyrtarizimit të Arturo Vidal, i cili kaloi me sukses testet mjekësore ditën e sotme, drejtuesit e Interit vijojnë me shpejtësi punën për të larguar futbollistët që nuk bëjnë pjesë në planet e Contes dhe për të reduktuar një organikë tej mase të fryrë.

Kështu i pari që pritet të lërë klubin zikaltër është Diego Godin, i cili pasditen e sotme ka shkuar për të kryer vizitat mjekësore me Cagliarin dhe pasi t’i kalojë me sukses, do të hedhë firmën për të qëndruar për tre sezone në klubin sard.

Ndërkohë në Milano ka mbërritur presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, i cili ka takuar menaxherin e Candrevës dhe po negociojnë transferimin e futbollistit anësor nën urdhrat e Claudio Ranierit.

Marrëveshja mes Interit dhe Sampdorias është arritur për shifrën e 2.5 milionë eurove, plus 1.5 milionë euro të tjera në formë bonusi, ndërsa futbollistit i është ofruar një kontratë 3-vjeçare me pagë 1.5 milionë euro në sezon.

Tani gjithçka është në dorë të Candrevës, i cili pritet t’i thotë po ofertës së Sampdorias dhe brenda ditës së nesërme drejt Gjenovës për të kryer vizitat mjekësore dhe për t’u vënë nën urdhrat e Claudio Ranierit.

Po kështu Piero Ausilio po negocion me drejtuesit e Veronës për të dhënë sërish në huazim sulmuesin e talentuar Eddie Salcedo, i cili edhe sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së drejtuar nga kroati Juric.

Edhe mbrojtësi Andrea Ranocchia duket se po kalon ditët e fundit me fanellën zikaltër, pasi ka një marrëveshje mes Interit e Genoas për transferimin e tij në klubin ligur dhe tani pritet vetëm miratimi i futbollistit, që në moshën 32-vjeçare ka një mundësi për të luajtur sërish titullar.

Emrat e tjerë që kanë valixhet gati për të lënë Interin, janë Joao Mario, Radja Nainggolan, Matias Vecino e Kwadwo Asamoah, ndërsa me një ofertë të mirë zikaltrit do të pranonin edhe largimin e emrave si Perisic, Brozovic, Skriniar apo Eriksen.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...