Serie A

Godin: Tani e di çfarë kërkon Conte, për të kam ndryshuar mentalitetin dhe fizikun

Verën e kaluar Diego Godin vendosi të mos rinovojë kontratën me Atleticon e Madridit dhe t’i bashkohet Interit me parametra zero, duke u cilësuar si një nga afrimet më cilësore në kampin zikaltër.

Megjithatë fillimi i aventurës italiane nuk ishte aspak i mirë për mbrojtësin uruguaian, që pasi humbi një pjesë të përgatitjeve për shkak të një dëmtimi, u përball me një realitet krejt tjetër dhe nuk po arrinte dot të përshtatej me rreshtimin me tre në mbrojtje, që përdorte Antonio Conte.

Pas disa ndeshjesh në qendër të kritikave, Godin humbi edhe vendin e titullarit, teksa shihte që para tij në fushë aktivizohej 21-vjeçari Alessandro Bastoni, por si një lider i vërtetë, nuk u bë asnjëherë polemik dhe nuk reagoi, as kur shihte faqet e gazetave të shkruanin vazhdimisht për një largim të tij.

Futbollisti 34-vjeçar punoi fort me kokën ulur dhe shfrytëzoi maksimalisht edhe ndërprerjen e kampionatit për shkak të pandemisë, duke ia dalë të kuptojë kërkesat e trajnerit dhe pozicionit të ri dhe duke u rikthyer fuqishëm në formacion.

Prej javësh Godin po luan sërish si titullar dhe po merr komplimentet e të gjithë botës sportive, ndërsa falë performancës së tij mjaft të mirë, zikaltrit kanë pësuar vetëm një gol në 6 takimet e fundit.

Vetë mbrojtësi, në një rrëfim për mediat pranë klubit zikaltër pranon se e pati shumë të vështirë të përshtatej me kërkesat e Contes dhe se iu desh të ndryshonte si në mentalitet, ashtu edhe fizikisht për t’iu përgjigjur kërkesave të trajnerit.

“Ishte shumë e vështirë për mua, që të përshtatesha me kërkesat e një roli komplet të ri nga ai që kisha bërë gjatë gjithë karrierës. Më është dashur të punoj shumë dhe të ndryshoj kokën e fizikun, për t’iu përgjigjur kërkesave të Contes. Tani e kam të qartë çfarë kërkon trajneri prej meje dhe po mundohem të bëj më të mirën në fushë. Pankina ka qenë “e rëndë”, por asnjëherë nuk kam reaguar, pasi kam pasur respekt për shokët që kanë luajtur në fushë”, deklaroi uruguaiani.

Diego Godin është nga lojtarët më me eksperiencë te Interi dhe shihet si një vlerë e shtuar për sfidat e fundit në Europa League, kompeticion të cilin zikaltrit do të provojnë ta sjellin në Milano.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency