Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Godin:Ky Inter më kujton Atleticon e sezonit 2013-2014, fitojmë derbin dhe…

Shoh shumë gjera tek ky Inter që më kujtojnë Atleticon e sezonit 2013-14. Diego Roberto Godin nuk ka dyshime, zikaltërit i kujtonë ish-skaudrën e tij që për periudhën për të cilën flet, Los Colchoneros fituan titullin kampion në La Liga. Inter sipas mbrojtësit ngjason në shumë aspekte me klubin spanjoll, për shpirtin e garës, dëshirës për të qënë të bashkuar, për të punuar dhe për të bërë sa më mirë.

“Inter dhe Atletico kanë shumë të përbashkëta. Mënyra sesi i përjetojnë ndeshjet. Të gjithë lojtarët në fushën e blertë japin maksimumin e tyre. Të pasurit një trajner që beson në forcën e ideve, për një lojtar është shumë e rëndësishme. Duhet të bëjmë njësoj siç bëri Atletico, t’i marrim ndeshjet një e nga një.”

Hapi i rradhës do të jetë derbi i Madoninës, një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit. Godin shprehet se kundër Milanit, zikaltërit nuk duhet të zhgënjejnë tifozët.

“Derbin e kam ndjekur nga televizori disa herë. Personalisht e di mirë sesi luhet një sfidë e tillë. E rëndësishme është që të mos zhgënjejmë tifozët. Një skaudër ka nevojë për ta, për shtysën që të japin. Përtej projekteve që kanë drejtuesit e klubit, tifozët janë shumë të rëndësishëm. Ndaj kundër Milanit duhet të japim max për të mos i zhgënjyer.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...