Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Godite, godite”, fjalët që tërbuan brazilianin e Realit, përplasja me trajnerin e Mallorcas

Vinicius Junior pati zhvilloi një ndeshje shumë mirë ndaj Mallorcas, ku aktivizohet sulmuese dardan, Vedat Muriqi. Një paraqitje intensive në çdo aspekt. Mori goditje të forta, dribloi, u përplas me kundërshtarët, me ata që ishin në fushë dhe me të tjerë në stol. Madje, ai ka pasur edhe një bisedë me teknikun Javier Aguirre, që është fiksuar kamerat duke thënë fjalë të papërshtatshme për pozicionin që mban.

Një frazë e Aguirres e zemëroi shumë Viniciusin, që iu afrua trajnerit meksikan duke shkëmbyer fjalë me të. Braziliani i ka rrëfyer Naços se e ka dëgjuar trajnerin kundërshtar teksa bënte thirrje:  “Godite, godite…”

Më vonë, Aguirre ofroi këndvështrimin e tij për polemikën me Vinicius në një konferencë shtypi dhe zgjodhi ta “harronte” atë që ndodhi në fushë sapo arbitri sinjalizoi fundin.

“Duhet të flasësh në fushë, jo këtu. Ajo që ndodh brenda është aty, unë nuk jam nga ata që ankohem, urime Realit të Madridit për fitoren 4-1”, – tha trajneri.

“The Day After” ka kapur edhe fraza të tjera nga Vini gjatë lojës: “Nuk më lënë të luaj, faull, faull, faull…”. Sulmuesi i Realit pati një tjetër bisedë me Jaume Costa, i cili u tregua i sinqertë kur Vinicius i tha se po e goditnin gjatë gjithë ndeshjes: “Po, ne vetëm këtë mund të bëjmë…”.

https://youtu.be/Earz54dExBA

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...