Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Goditi Marcelon në “El Clasico”, Sergi Roberto pezullohet 4 ndeshje

Sergi Roberto humbet ndeshjet e mbetura të sezonit me Barcelonën. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim, por për veprimin antisportiv të futbollistin “blaugrana” ndaj Marcelos në “El Clasico” me Realin e Madridit. Komisioni i Disiplinës Sportive në Spanjë ka vendosur ta pezullojë futbollistin 4 ndeshje për agresion të kundërshtarit në lojën pa top.

Në fakt, ky është dënimi minimal i parashikuar nga rregullorja, referuar nenit përkatës. Sergi Roberto është gjobitur gjithashtu 3005 euro, ndërsa klubi i 1400 euro. Anësori i Barcelonës nuk do të jetë në dispozicion të Valverdes në tri sfidat e fundit të La Ligas me Villarrealin, Levanten dhe Real Sociedadin, por edhe takimin e parë të finales së Superkupës së Spanjës me Sevillan, për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...