Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Goditi me bërryl zyrtarin e FIFA-s, lojtari i Uruguait pritet të bëhet shembull (video)

Jose Maria Gimenez rrezikon pezullimin me 15 ndeshje për shkak të një incidenti në përfundim të takimit ndaj Ganës. Qendërmbrojtësi është fiksuar duke goditur njërin prej delegatëve të FIFA-s në fushën e lojës.

Tensioni i shoqëroi amerikano-latinët në eliminimin e tyre nga Kupa e Botës, megjithatë lojtari i Atleticos së Madridit zgjodhi mënyrën më të gabuar për të shfryrë nervat. Nga një video e publikuar së fundmi, 27-vjeçari shihet qartë që godet me bërryl zyrtarin e ndeshjes, madje e shoqëroi këtë veprim dhe me sharje dhe ofendime ndaj gjyqtarëve.

Jose Gimenz u shfaq maksimalisht i irrituar si pasojë e një penalltie të padhënë, sidoqoftë forma e zgjedhur për t’u rebeluar nga ana e lojtarit do të përkojë me një dënim nga ana e organit më të lartë të futbollit, sic raporton e përditshmja “Daily Mail”.

Bërrylat përfshihen tek sulmi fizik dhe tani mbetet për t’u parë nëse dënimi i Gimenezit do të jetë për pjesën e dytë të sezonit me Atleticon e Madridit apo vetëm me përfaqësuesen uruguaiane.

Një dënim të ngjashëm mori edhe Luiz Suarez në viti 2014 pas incidentit me Giorgio Chiellinin, me sulmuesin që asokohe u dënua me katër muaj pezullim.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...