Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Goditi me shqelma Payet, kërkohen 6 muaj burg për tifozin e Nice

Zbritja e tifozëve në fushë për t’u përleshur me sulmuesin e Marseille, Dimitri Payet ishte një skenë aspak normale për një ndeshje futbolli, e cila për më tepër u ndërpre para kohe në kushtet e frikës për atë që mund t’u ndodhte futbollistëve në fushën e lojës.

Autoritetet vepruan shpejt duke vënë para drejtësisë tifozët agresorë, ndërsa për personin që goditi me shqelma sulmuesin Payet, është kërkuar dënim me 6 muaj burg nga prokuroria në qytetin e Nice dhe vendimi do të jepet më 30 shtator.

Sfida Nice-Marseille u ndërpre pasi tifozët hodhën fillimisht me sende në drejtim të Payet dhe pasi ky i fundit reagoi, ata zbritën në fushë për t’u përleshur me të dhe futbollistë të tjerë të Marseille.

Ndërkohë organet disiplinore të Ligue 1 kanë pezulluar fushën e Nice për dy ndeshje pa praninë e tifozë, i kanë hequr klubit një pikë në renditjen e përgjithshme dhe kanë vendosur që sfida mes dy skuadrave të riluhet nga minuta e parë në një datë për t’u përcaktuar në të ardhmen.

Mësymja e tifozëve në fushë është një fenomen që u përsërit sërish fundjavën e kaluar në kampionatin francez, pasi disa tifozë të Lens vrapuan në pushimin e ndeshjes për t’u përleshur me ata të Lille, duke bërë që pjesa e dytë të niste me rreth 30 minuta vonesë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...