Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Goditi portierin serb në fushë, kërkohet dënim me burg për tifozin holandez

Një episod aspak i këndshëm u regjistrua në ndeshjen e Europa League të datës 23 shkurt mes PSV dhe Sevilla. Një prej fansave të skuadrës holandeze u fut në fushë dhe vendosi nën shënjestër portierin e spanjollëve. Gardiani serb Marko Dmitrovic e gjeti veten nën sulmin e tifozit ndërsa nuk ngurroi edhe t’i kundërpëgjigjej atij.

Megjithatë, për fat të mirë sherri u “shua” shpejt pasi ndërhynë punonjësit e sigurisë. Tashmë, çështja vijon jashtë fushe dhe në seancën gjyqësore është kërkuar një dënim me burg deri në tre muaj për tifozin që sulmoi portierin serb.

Lexo edhe:

Në fakt, 20-vjeçari shpreson t’ia hedhë pa u dënuar ndërsa pretendon se nuk mban mend asgjë nga ajo natë. Ai tha para gjykatëve se nuk i kujtohet të ketë goditur portierin ndërsa shtoi se thjesht vrapoi në fushë dhe në momentin e fundit rrëshqiti.

Nga testet e kryera rezultoi se 20-vjeçari ishte i dehur në momentin që u fut në fushë, mirëpo sërish kjo nuk e justifikon dhe vështirë ta shpëtojë nga dënimi. Sakaq, përveç pjesës ku rrezikon një dënim me burg, 20-vjeçari pritet të përjashtohet për pjesën e mbetur të jetës nga stadiumi i PSV.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...