Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Goditja befasuese/ Muskuj dhe forcë, Napoli siguron lojtarin e Kombëtares

Pas brazilianit Natan, i cili zbarkon te Napoli për të zëvendësuar koreanin Kim në qendër të mbrojtjes, kampionët e Italisë kanë siguruar edhe një përforcim në mesfushë.

Presidenti De Laurentiis ka arritur marrëveshjen me francezët e Reims në lidhje me shërbimet e Jens Cajuste. 23-vjeçari me baba amerikan dhe nënë suedeze (15 ndeshje me kombëtaren vikinge), luan si mesfushor qendror dhe si “shkatërrues”.

Por falë forcës fizike dhe teknikës së mirë që zotëron, ai mund të ndihmojë jo pak shokët e skuadrës edhe në fazën ofensive.

Lexo edhe:

Napoli do të paguajë rreth 12 mln euro për kartonin e tij. Cajuste do të zbarkojë në Napoli gjatë ditës së sotme për të kryer testet mjekësore.

Një përforcim që i shton muskujt dhe potencën skuadrës së Rudi Garcias, teksa do të zëvendësojë edhe kamerunasin Anguissa.

28-vjeçari është i dëmtuar, ndërkohë që gjatë muajit janar do të grumbullohet me Kombëtaren e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Gjatë një viti e gjysmë që u aktivizua në Ligue 1 me Reimsin, Cajuste shënoi 5 gola dhe dhuroi një asist në 39 ndeshje.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...