Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Goditja e gjashtë në merkato/ Sulmi “vrapon” me 100 km/orë, Milan akord me 23-vjeçarin

Noah Okafor mund të konsiderohet një lojtar i Milanit. 23-vjeçari ndiqej prej kohësh nga kuqezinjtë të cilët u bindën edhe më shumë nga cilësitë e sulmuesit kur ky i fundit i ndëshkoi në Champions League teksa aktivizohej me fanellën e Salzburg.

Italianët kanë gjetur akordin personal me Okafor dhe e presin për vizitat mjekësore të shtunën, ndërsa drejtuesit e Milanit po punojnë për detajet e fundit me kolegët e tyre të Salzburg. Okafor cilësohet si një goditje e madhe për kuqezinjtë të cilët freskojnë reaprtin ofensiv duke i shtuar edhe më shumë shpejtësi pas Rafael Leaos dhe Christian Pulisic.

Lexo edhe: 

Ndërkohë, Okafor do të shndërrohet në goditjen e gjashtë të kësaj merkato për kuqezinjtë pas Luca Romeros, Sportiellos, Pulisic, Tijjani Riejnders dhe Loftus-Cheek.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...