Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Goditja e kampionëve të Turqisë, akord me lojtarin që fitoi dy Champions me Barcelonën

Tjetër përforcim nga La Liga për Trabzonsporin. Pasi siguruan shërbimet e Enis Bardhit nga Levante, kampionët e Turqisë janë shumë afër arritjes së akordit me Marc Batra.

Qendërmbrojtësi ka vendosur të largohet nga Real Betis, ekip ku luajti në katër sezonet e fundit. 31-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Trabzonsporit.

Mundo Deportivo shkruan se Real Betis do të përfitojë 5 milionë euro nga shitja e ish-mbrojtësit të kombëtares spanjolle.

Bartra ishte pjesë e Barcelonës në vitet 2010-2016. Me skuadrën katalanase fitoi plot 13 trofe, ku bien në sy pesë tituj kampionë në Spanjë dhe dy Champions League (2011, 2015).

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...