Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Goditja e katërt, Newcastle firmos me talentin që humbi 1 vit prej dëmtimit

Newcastle kompleton përforcimin e katërt. Klubi i sheikëve ka prezantuar Tino Livramenton si blerjen e radhës. 20-vjeçari aktivizohet në linjën e djathtë të mbrojtjes dhe vjen nga Southamptoni.

Me “Shenjtorët” që përfitojnë 45 mln euro (përfshirë bonuset) nga shitja e lojtarit që ka dalë nga Akademia e Chelseat. Livramento, një anësor modern dhe plot talent, firmosi një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë.

Lexo edhe:

Lojtari pësoi një dëmtim të rëndë në gju në prillin e vitit 2022. Që e mbajti rreth një vit larg fushave. Tani vjen mundësia fantastike për të treguar potencialin që ka me Newcastle në Premier League, por edhe në Champions.

Livramento, i cili ka luajtur me gjithë kombëtaret e moshave të Anglisë (U15-U21), është afrimi i katërt tek ekipi i Eddie Howe. Që më parë është përforcuar me futbollistë si Sandro Tonali, Harvey Barnes dhe Yankuba Minteh.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...