Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Goditja e madhe në mesfushë, Tirana pranë akordit me “ish”-in e Laçit

Tirana është afër firmës me Ardit Deliun. Mesfushori nga Kavaja ishte pjesë e Laçit në katër sezonet e fundit. 24-vjeçari u transferua më 17 qershor si lojtar i lirë te Liepaja.

Me ekipin letonez deri tani ka zhvilluar një ndeshje të plotë në Conference League dhe tetë sfida në kampionat, në një total prej 424 minutave aktivizim.

Drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë po bisedojnë prej ditësh me mesfushorin. SuperSport mëson se palët janë drejt arritjes së akordit dhe pritet zyrtarizimi i rikthimit të lojtarit në Superiore.

Ky do të ishte afrimi i tetë i Tiranës në merkaton verore. Përveç Laçit dhe Liepaja-s, Deliu ka luajtur edhe në futbollin kroat me ekipet e RNK Split dhe Hajduk Split.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...