Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Goditja e madhe, PSG investon 80 mln € për pasardhësin e CR7

Gonçalo Ramos do të jetë qendërsulmuesi i ri i PSG-së. Kampionët e Francës kanë arritur akordin me menaxherin e lojtarit dhe klubin e Benfikës, aty ku është rritur 22-vjeçari.

Kampionët e Portugalisë gjetën gjuhën e përbashkët me PSG-në mbi bazën e 65 milionë eurove + 15 të tjera në formë bonuesh. Duke kryer një tjetër shitje të bujshme.

Ndërkohë që goleadori nga Olhao, do të firmosë një kontratë 5+1 me klubin francez. Dhe do të përfitojë 5.5 milionë euro neto në sezon. Shumë që do të rritet në bazë të golave dhe arritjeve të skuadrës.

Lexo edhe:

Palët kanë arritur në parim marrëveshjen, teksa zyrtarizimi i Ramos tek ekipi i Luis Enriques pritet të ndodhë gjatë kësaj fundjave.

Lojtari debutoi me kombëtaren luzitane gjatë nëntorit të vitit të kaluar, duke qenë pjesë e Portugalisë edhe në Botërorin Katar 2022.

Aty ku realizoi një tregolësh në suksesin 6-1 kundër Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit, duel i vlefshëm për raundin e 1/8-ve të Kupës së Botës.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...