Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Goditja e Newcastle, tjetër përforcim super pas Tonalit

Newcastle siguron shërbimet e Harvey Barnes. Bardhezinjtë, që këtë sezon do të garojnë në grupet e Champions League, kanë zyrtarizuar blerjen e sulmuesit të majtë nga Leicester City.

Akordi është arritur mbi bazën e 44 milionë eurove. 25-vjeçari ka firmosur për pesë vite me klubin e Premier League. Barnes është përforcimi i dytë për skuadrën e Eddie Howe, pas Sandro Tonalit (Milan).

Lexo edhe:

Newcastle bleu edhe kartonin e 19-vjeçarit Yankuba Minteh për 8 milionë euro nga danezët e Odenes, por e ka huazuar sulmuesin afrikan te Feyenoordi.

Jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e Harvey Barnes nga Leicester City për një marrëveshje pesëvjeçare. Mirë se vini në Neëcastle United, Harvey!”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit.

Barnes, debutoi me kombëtaren e Anglisë tri vite më parë. Sezonin e kaluar ai shënoi 13 gola në Premier League me Leicesterin, që gjithsesi nuk mjaftuan për të siguruar shpëtimin e “Dhelprave”.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...