Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Goditja e parë, Milani zyrtarizon firmën me sulmuesin

Kampionët e Italisë zyrtarisht kanë kryer goditjen e parë në merkaton verore. Divock Origi do të nënshkruaj javën e ardhshme me Milanin. Belgu në San Siro do të vijë si një përforcim me tepër vlerë në sulm aty ku klubi italian ka nevojë pasi Giroud dhe Ibrahimovic nuk premtojnë shumë për të ardhmen.

27-vjeçari ka një karrierë shumë të pasur, ku me klubin e Liverpul arriti suksese të shumta. Pjesë e të kuqve ka qenë që në sezonin 2015-2016 dhe në sezonin 2017 u largua në Bundesligë te ekipi i Wolfsburg në formën e huazimit. Ai u rikthye përsëri në Anflield dhe që prej sezonit 2018-2019 ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Jurgen Klop.

Origi nuk do të harrohet nga tifozët e Liverpool pasi në rikthimin e çmendur në Anfield kundër Barcelonës, belgu ishte nga më të spikaturit në fitoren 4-0 duke shënuar dy gola.

Ditët e fundit klubi i Villarreal shfaqi interes për 27-vjeçarin por që gjithçka ka mbetur aty pasi marrëveshja midis tij dhe Kampionëve të Italisë është mbyllur që në muajin maj.

Origi në sezonin e fundit në Premier League ka luajtur vetëm shtatë ndeshje duke shënuar tre gola. Sulmuesi ka fituar tituj tepër të rëndësishëm më klubin anglez, si atë të Premier League dhe Champions League.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...