Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Goditja e pestë, Barcelona në sulm për të rikthyer kapitenin në Spanjë pas 12 vitesh

Pasi siguroi shërbimet e Robert Lewandowskit nga Bayern Munich, Barcelona është shumë afër arritjes së një tjetër përforcimi. Klubi katalanas i ka dhuruar trajnerit Xavi deri tani Christensen (mbrojtje), Kessie (mesfushë) dhe Raphinha e Lewandowskin (sulm).

Objektivi i radhës quhet Cesar Azpilicueta, i cili kërkon të rikthehet në Spanjë pas 12 viteve të kaluara te Marseille (dy sezone) dhe Chelsea (10 sezone).

Kapiteni ka edhe një vit kontratë me klubin anglez, që kërkon të përfitojë rreth 8 milionë euro nga shitja e tij. Gjithsesi, Barcelona, që ka gjetur prej kohësh akordin me 32-vjeçarin, beson se do gjejë akordin final për një shumë më të ulët.

Xavi e preferon Azpilicuetën për eksperiencën e madhe që ka, aftësitë prej lideri dhe për faktin që mund të luajë në çdo pozicion të prapavijës, edhe pse roli natyral është ai i mbrojtësit të djathtë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...