Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Goditje e rëndë për Milanin, Tomori humb derbin

Tomori humb derbin
Tomori humb derbin

Fikayo Tomori humb derbin ndaj Interit. Mbrojtësi i Milanit doli nga loja gjatë pjesës së parë në ndeshjen kundër Lazios. Ekzaminimet mjekësore nxorën në pah dëmtimin e muskulit të kofshës së majtë. Vlerësimi final pritet pas 7 ditësh, por thuajse me siguri Tomori humb derbin me Interin, i planifikuar më 5 shkurt.

Lajm i keq për 25-vjeçarin, por nga ana tjetër ka sinjale pozitive nga dy mbrojtësit e tjerë. Asgjë serioze për Kalabrian, i cili ka marrë thjesht një goditje në pulpë, ndërsa Theo Hernandez duhet të kthehet me grupin nga e enjtja.

Lexo edhe:

Tomori, edhe pse nuk po kalonte një moment të mirë të formës, është ende një element kryesor i skuadrës, një nga sekretet e ecurisë së pabesueshme të sezonit të kaluar.

Një humbje e rëndë në një moment vërtet të komplikuar për kuqezinjtë, që kanë humbur Superkupën, janë eliminuar nga Kupa dhe janë shumë larg Napolin kryesues në Serinë A. Gjithçka që i mbetet Milanit është të luajë shanset më të mira në Champions League dhe të fitojë një vend në top-4 me çdo kusht. Objektivi i fundit, që deri para nja dy javësh dukej i blinduar, tashmë është në rrezik të madh.

Për Tomorin ky është dëmtimi i tretë në kofshë, duke nisur nga sezoni 2019/2020, kur luante te Chelsea. Dëmtimi i dytë vitin e kaluar me Milanin dhe i treti dje, në “Olimpico”, kundër Lazios.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Tirana bind Kristal Abazajn që të kthehet në Abissnet Superiore. Ashtu siç SuperSport raportoi pak ditë më parë, 26-vjeçari do të jetë pjesë e...

Featured

Marsel Ismajlgeci nuk është më lojtari i Tiranës. “SuperSport” mëson se kapiteni është larguar nga ekipi dhe do të transferohet në Bosnja dhe Hercegovina...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...