Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Goditje në merkato, Juventus pas yllit të Bayern Munich

Drejtuesit e Juventus po mendojnë seriozisht për një revolucion sezonin e ardhshëm. Plani i drejtuesve torinezë është të përfundojnë kontratat me disa prej veteranëve të skuadrës dhe që prej kohësh janë pjesë e ekipit, për t’u përqëndruar më pas tek të rinjtë premtues për të nisur ciklin e ri. Nëse plani shkon sipas parashikimeve, atëherë klubi do të mund të kursente shumë në aspektin financiar si pasojë e pagave të larta që aktualisht kanë disa prej futbollistëve të “Zonjës së Vjetër”.

Kjo do t’i jepte më pas mundësinë Juventus të investonte për të transferuar në Torino të paktën një futbollist me eksperiencë dhe të gatshëm për të udhëhequr ekipin së bashku me elementët aktualë si Chiesa e Vlahovic. Sipas “todofichajes.com”, i përzgjedhuri i klubit italian është Serge Gnabry i Bayern Munich.

Lexo edhe:

27-vjeçari është aktivizuar në 25 ndeshje me bavarezët në Bundesliga duke shënuar nëntë gola dhe asistuar në katërt raste, megjithatë e ka humbur vendin e titullarit dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi te sulmuesi. Por “kleçka” qëndron te fakti se Gnabry ka një kontratë që e lidh me Bayern deri në vitin 2026 dhe për ta transferuar në Serie A do të duhen të paktën 65 milionë euro.

Klubi gjerman nuk është i gatshëm të bëjë “skonto” dhe në këtë formë, Juventus do të duhet ta mendojë dy herë “operacionin” Gnabry, teksa fillimisht drejtuesit duhet të zbatojnë planin për të mbyllur kontratat e disa prej lojtarëve aktualë në organikën e trajnerit Massimiliano Allegri.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...