Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Goffin surprizon Nadal, spanjolli tërhiqet nga Atp Finals

Surprizë në Atp Finals të Londrës. Rafael Nadal mposhtet 1-2 nga David Goffin dhe tërhiqet nga turneu për shkak të problemeve fizike. Tenisti i lindur në Majorka do të zëvendësohet nga Carreno Busta. 6-7, 7-6 dhe 4-6 u mbyll ky duel në favor të tenistit bleg pas 2 orë e 41 minutave lojë. Dy herë u thye në shërbim Nadal në setin e parë, por po kaq herë arriti të rikuperonte ndaj Goffin, gjithsesi në “tie break” belgu e ruajti qetësinë, duke fituar 5-7.

Thuasje e njëjta histori edhe në setin e dytë, me të dy tenistët që u thyen nga një herë në shërbim, teksa në “tie break” këtë radhë fitoi Nadal 7-4.

Spanjolli, numri një në botë, i ndjeu më shumë problemet në gju në setin final, teksa u thye në shërbim në dy gejme radhazi, pa mundur të rikuperonte ndaj kundërshtarit të tij, që fitoi 4-6. Sigurisht që më shumë se humbja e Nadal përbën lajm tërheqja e tij nga turneu, pasi e pa të pamundur të vijonte më tej për shkak të problemeve fizike.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...