Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Gol dhe asist, Arbër Zeneli shkëlqen te Reims

Arbër Zeneli shënon golin e tij të parë në Francë në ndeshjen e tij të katërt në Ligue 1. Ishte aktivizuar si zëvendësues ndaj Marseille, Toulouse dhe Rennes (dha asist), ndërsa në sfidën e parë në rolin e titullarit sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, e parë me fanellën e Reims, pikërisht ndaj Montpellie, në tranfertë, duke lënë shenjë në fitoren 2-4.

Zeneli realizoi me 11-metërsh në minutën e 47-të për avantazhin e përkohshëm 1-2, ndërsa kishte shërbyer edhe në rastin e golit të parë. Vendasit arritën të barazonin, por pësuan dy gola të tjerë gjatë pjesës së dytë.

Zeneli në këtë transfertë qëndroi në fushë deri në fund, duke i luajtur minutat të plota. Paraqitja e tij në këtë ndeshje tregoi se për pak javën 23-vjeçari jo vetëm ka mundur të integrohet me grupin, por po shndërrohet në një nga pikat më të forta të skuadrës. Kujtojmë se Reims shpenzoi rreth 4 milionë euro, që shkuan në arkat e Heerenveenit, për kartonin e Zenelit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...