Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Gol dhe asist, Broja shkëlqen me Vitessen!

Momenti i artë vazhdon për Armando Brojën. Sulmuesi i kombëtares shqiptare spikati edhe në javën e 24-t të Eredivisies duke ndihmuar Vitessen të rikthehet te fitorja pas një ecurie negative që zgjaste prej 5 takimesh. Me një gol dhe një asist Broja ishte një nga më të mirët në fushë për Vitessen në suksesin 4-1 ndaj Venlos. Sulmuesi shqiptar u tregua altruist në minutën e tretë. Pasi iu shkëput bukur mbrojtjes kundërshtare dhe doli i vetëm me portierin, 19-vjeçari nga Malësia e Madhe dhuroi një asist për Lois Openda, me këtë të fundit që dërgoi topin lehtësisht në rrjetë.

Goli për Brojën erdhi tetë minuta përpara fundit të ndeshjes. Kombinime të bukura me sllovakun Bero dhe finalizim i lojtarit të talentuar shqiptar, i cili gjeti golin e nëntë sezonal me Vitesse në Eredivisie, duke vulosur edhe fitoren e skuadrës nga Arnhemi ndaj Venlos me shifrat 4-1. Nëse vazhdon me këto ritme Broja mund të ndërrojë sërish skuadër në verë dhe nëse për të nuk do të ketë hapësira te Chelsea që është klubi që zotëron kartonin e tij, Broja pse jo mund të huazohet ose mund të shitet në tjetër skuadër të Premier League.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...