Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Gol dhe asist, Salah çon Egjiptin në gjysmëfinale, e pret Kameruni

“Faraonët” në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës. Mohamed Salah me shokë vuajtën jo pak përballë Marokut, të cilin e mposhtën pas 120 minutave lojë, teksa koha e e rregullt u mbyll 1-1.

Sulmuesi i Liverpoolit ishte vendimtar në këtë sukses të Egjiptit pasi shënoi një gol dhe dha asistin e finalizimit të fitores në shtesë.

Në fakt, pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Marokut, falë golit të Boufal që në minutën e 7-të me 11-metërsh. Sigurisht, kur ke në përbërje një sulmues si Salah, gjithçka bëhet më e lehtë. Sulmues i “The Reds” barazoi takimin në minutën e 53-të, por deri në vërshëllimën e kryesorit për përfundimin e lojës së rregullt nuk pati ndryshim tjetër rezultati.

Pa u mbyllur 100 minuta lojë, Trezeguet shënoi golin e dytë dhe të fitores për Egjiptin, që në gjysmëfinale do të përballet me Kamerunin organizator të turneut.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...