Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gol dhe asist tek Antwerpi, sulmuesi i Kombëtares në një moment të artë (video)

Moment i artë për futbollistin e Kombëtares Shqiptare Arbnor Muja. Pasi debutoi me fanellën kuqezi në Çeki dhe u aktivizua gjithashtu edhe në fitoren historike me Poloninë në “Air Albana”, 24-vjeçari spikati edhe në kampionat belg, në fitoren e thellë të Antëerpit 3-0 në transfertë me Westerlo.

Lexoni edhe:

https://twitter.com/i/status/1702778394985869423

I aktivizuar në minutën e 64-t, Mujës i mjaftuan vetëm tri minuta në fushë për të lënë gjurmë fillimisht me asistin për Bataille, që realizoi golin e 2-0, ndërsa në të 83-të e dërgoi vetë topin në rrjetë i shërbyer nga Vermeeren.

https://twitter.com/i/status/1702781943115399599

Dy gola në total dhe një asist në gjashtë ndeshjet e para kampionatit, shifra që sigurisht do të përmirësohen në vijim të sezonit.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...