Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Gol dhe penallti të humbur, Myrto Uzuni, protagonist i Ferencvarosit

Myrto Uzuni gjen golin e katërt në këtë sezon të Champions League-s. Sulmuesi beratas, pjesë e Ferencvarosit në Hungari, pasi i shënoi tre gola Prishtinës në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues, e gjeti rrjetën edhe kundër Zalgiris, në “Groupama Arena” në Budapest, me vendasit që fituan 2-0.

26-vjeçari realizoi golin që zhbllokoi takimin që në minutën e 25-të, pas një pasimi të saktë të marrë nga Mmaee. Nguen i dha epërsinë e dyfishtë Ferencvarosit në të 39-tën, ndërsa në minutën e dytë shtesë, Uzuni humbi penalltinë që do ta çonte rezultatin 3-0. Gjithsesi, edhe me 2-0 Ferencvarosi mbetet favorit për të vijuar më tej aventurën në Champions.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...