Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Gol, fitore dhe dy rekorde! Momo Salah në historinë e Liverpoolit

Pasditja e së dielës ishte e mrekullueshme për Momo Salah. Gol, fitore dhe dy rekorde, që e fusin edhe më shumë në historinë e Liverpoolit.

Sulmuesi egjiptian i dhuroi skuadrës së Jurgen Klopp suksesin ndaj Brentfordit, i gjashti radhazi në Premier League.

30-vjeçari, me 19 gola, është golashënuesi i katërt më i mirë në ishull gjatë këtij sezoni. Ndërkohë, ndaj Brentfordit realizoi golin numër 100 në “Anfield”.

Lexo edhe: 

Jo vetëm kaq pasi Salah ka regjistruar një tjetër rekord të veçantë. Me realizimin e fundit ai u bë i pari lojtar në historinë e Liverpool që shënon në 9 takime radhazi në shtëpi në të gjitha garat.

“Faraoni” është pjesë e The Reds prej vitit 2017, kur u transferua nga Roma për 42 milionë euro. Kontrata me Liverpoolin i përfundon në vitin 2025.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...