Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Gol i Ronaldos apo Bruno Fernandes? Teknologjia u jep fund dyshimeve!

Portugalia siguroi një biletë për në fazën e 1/8-tave të Katar 2022 teksa mposhti në ndeshjen e dytë të Grupit H, Uruguain me rezultatin 2-0. Të dy golat e sfidës u shënuan në fraksionin e dytë të lojës nga Bruno Fernandes. Por, në lidhje me realizimin e golit të parë nga ana e mesfushorit të Manchester United pati dyshime të mëdha nëse topi u prek apo jo nga Cristiano Ronaldo.

Në fakt, nuk ishte shumë e qartë në momentin e parë dhe as përsëritjet në disa kënde nuk ndihmuan shumë, me CR7 që pretendon se e preku ai topin me kokë. Por, është teknologjia ajo që konfirmon se goli ishte një vepër tërësisht e Bruno Fernandes. Marka e famshme, Adidas që ka modeluar edhe topin e Botërorit, nëpërmjet një sensori të vendosur në brendësi të sferës, konfirmoi se nuk pati kontakt mes topit dhe Ronaldos.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...