Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gol nga tuneli i Grudës, Vllaznia merr fitoren e katërt radhazi

Një gol nga tuneli vlen tre pikë për Vllazninë, që ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Kukësit në “Loro Boriçi”. Shkodranët e nisën vrullshëm dhe që në minutën e dytë ishte Smajli që nisi një top të gjatë për Grudën në thellësi, me sulmuesin që u vu i vetëm përballë Tafas dhe shtyu topin në rrjetë, duke ndezur entuziazmin në “Loro Boriçi”.

Kukësi provoi të reagojë dhe mundësinë më të mirë e pati në minutën e 39’. Mbrojtësi shkodran Pusi preku topin me dorë brenda zonës dhe pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri akordoi penallti. Nga pika e bardhë shkoi sulmuesi Atdhe Rashiti, që provoi me një panenka, por topi shkoi mbi kuadratin e portës së Qarrit.

Lexo edhe:

Verilindorët u hodhën në sulm edhe në pjesën e dytë, por pa ia dalë të shmangin humbjen, që i lë në kuotën e 19 pikëve, në vendin e parafundit të renditjes. Nga ana tjetër Vllaznia siguron fitoren e katërt radhazi dhe ngjitet në vendin e katërt me 29 pikë, aq sa ka edhe Tirana e vendit të tretë, por edhe 7 pikë më shumë se Dinamo ndjekëse.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....