Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Gol pas vetëm 42 sekondave, Augsburgu “fundos” Mainzin

Humbjen e rëndë për Mainzin në luftën për mbijetesë. Ekipi i drejtuar nga Beierlorzer nuk arriti të merrte qoftë një pikë në takimin me rivalin direkt, Augsburgun. Në “Opel Arena” vendosi goli i shënuar nga Florian Niederlechner pa u mbushur një minutë lojë, finalizim që i mjaftoi Augsburgut për të marrë tri pikë qetësie në këtë transfertë delikate.

Në fakt, kor topi kaloi vijën fatale kishin kaluar vetëm 42 sekonda lojë, madje vetë protagonisti i këtij goli nuk po u besonte syve që kishte shënuar.

Futbollistët e Mainzit kërkuar dëshpërimisht të ndryshonin rrjedhën e lojës, por miqtë u treguan shumë të kujdesshëm në lojën e tyre, madje mund të kishin shënuar edhe gola të tjerë në momentet e kundërsulmeve, që nuk u shfrytëzuan si duhet nga sulmuesit.

Mainzi, pas kësaj disfate mbetet tri pikë larg zonës së ftohtë (31) dhe kërcënohet si nga Dusseldorfi ashtu edhe nga Werder Bremeni.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...