Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Gol për manual i Messit, Quique Setien debuton me fitore në krye të Barçës

Barcelona fiton ndeshjen e parë me Quique Setien trajner, por lë shumë pikëpyetje për të ardhmen, pasi përtej qarkullimit të topit, shfaqi probleme në finalizim (mungonin Suarez i dëmtuar dhe De Jong i pezulluar). 1-0 në favor të “blaugranave” përfundoi sfida me Granadan në “Camp Nou”, ku duhet pranuar që kalatanët u ndihmuan edhe nga ndëshkimi me kartonin e dytë të verdhë të Sachezit (Granada) në minutën e 69-të, kur rezultati vazhdonte të mbetej i pandryshuar, 0-0. Madje përtej dominimit në kontrollit e topit të Barcelonës, Yan Brice Eteki goditi shtyllën, praktikisht duke e mposhtur portierin Ter Stegen.

Loja e Barcelonës u bë më dinamike me aktivizimin e talentit Ricky Puig në në vend të Rakiticit. Pikërisht nga këmbët e talentit të La Masias kaloi topi në aksionin e golit të vetëm të takimit të shënuar nga Messi, që për nga mënyrë e kombinimit mes futbollistëve “blaugrana” ishte për manual.

Goli i Messit mjaftoi që Quique Setien të çlirohej e në fund të festonte suksesin e tij të parë në krye të Barcelonës.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...