Kur kanë mbetur vetëm pak javë nga përfundimi i kampionateve në Europë, legjionarët kuqezi vijojnë të japin më të mirën e tyre. Duke qenë kështu gati edhe për sfidat e radhës me Kombëtaren në kualifikueset e kampionatit europian ‘Gjermani 2024’. Që do të luhen në muajin qershor.
Kjo fundjavë që sapo lamë pas foli shqip në katër kampionate kryesore europiane. Atë spanjoll, portugez, italian e danez, ku dy prej futbollistëve tanë tundën rrjetat me skuadrat përkatëse. Sulmuesi Myrto Uzuni është rikthyer te goli.
Djaloshi shqiptar fitoi një penallti për Granadën, teksa ishte po ai që e shndërroi në gol. Duke e çuar në 22 numrin e golave të shënuar këtë sezon në Segunda Division.
Lexo edhe:
- VIDEO/ “Maradona” në festë, Fiorentina bën “korridorin e nderit” për kampionët
- Dominim i Red Bullit në Miami, Verstappen thellon diferencën me Perez
- VIDEO/ Përleshje e gjashtë lojtarë me karton të kuq, degjeneron “Superclasico”
- Koret raciste ndaj Vlahovicit, reagon edhe presidenti i FIFA-s
Uzuni është lojtari shqiptar më i vlerësuar i kësaj jave nga uebsajti i specializuar për statistika, Sofascore me notën 7.6. Adrian Bajrami, mbrojtësi shqiptar i cili luan në radhët e ekipit të dytë të Benfica B, gjeti golin e dytë për këtë sezon.
Dy futbollistët e tjerë kuqezi, Frederic Veseli dhe Arbnor Mucolli ishin gjithashtu protagonistë në ekipet e tyre me asiste. Për skuadrën e Veselit, asisti për gol nuk mjaftoi, në takimin që Benevento kishte me Cittadella e Elhan Kastratit.
Ndërkaq, nga këmbët e Mucollit erdhi edhe goli i vetëm i sfidës. Kirkegard realizoi dhe së bashku me mesfushorin kuqezi i japin tri pikë me vlerë Vejles në kampionatin danez.
Minuta pati edhe për lojtarët e tjerë të Kombëtares, të cilët më së shumti i kanë nisur takimet e kësaj jave si titullarë. Që nga Qazim Laçi te Sparta Praga, Elseid Hysaj (Lazio), Berat Gjimshiti (Atalanta).
Por edhe Ylber Ramadani (Abeerden), Amir Abrashi (Grasshoppers), Lindon Selahi (Rijeka), Taulant Seferi (Vorskla Poltava) e Jasir Asani (Gwangju FC).
