Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Gola dhe kartonë të kuq, spektakël në Ligue 1/ Brest sheh “makthe” përballë Montpellier, Troyes fiton bindshëm

Kampionati francez është duke dhuruar çdo javë e më shumë spektakël. Edhe në raundin e katërt të Ligue 1 nuk mund të mungonin golat dhe kartonët e kuq. Në vetëm katër takime janë dhënë tre kartonë të kuq, ndërsa janë realizuar plot 18 gola.

Nantes-Troulouse u ndanë me rezultatin 3-1, me golin e parë që u shënua nga miqtë në minutën e 15’ nga Aboukhlal.  Ndërsa vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, me golin e parë që u realizua nga Guessand në minutën e 50’, pesë minuta më pas shënoi Mostafa Mohamed, ndërsa Simon vulosi fitoren në minutën e 61’.

Montpellier fitoi thellë me rezultatin 0-7 në transfertë ndaj Brest, në një takim që e dominoi të gjithin. Vetëm në pjesën e parë u realizuan pesë gola me Maouassa në minutën e 6’, Wahi në të 10-ën, Khazri në minutën e 11’, Cozza në minutën e 25’, ndërsa 6 minuta më pas Wahi do të realizonte golin e dytë personal dhe të pestin për ekipin e tij.

Pjesa e dytë do të kishte si start një karton të kuq, të cilin Lees-Melou e mori në minutën e 50’, duke lënë vendasit në inferioritet, si të mos mjaftonte rezultati deri në atë moment. Më pas në minutën e 64’ Germain realizoi golin e gjashtë për ekipin  tij, ndërsa në të 84’ ishte po ai që do të realizonte dopietë dhe shënonte golin e shtatë për Montpellier.

Lorient-Clermont u ndanë me rezultatin 2-1, me golat që për vendasit i realizoi të dy Mossi, në minutën e 24’ me penalti dhe më pas shënoi në minutën e 41’. Miqtë mbetën më 10 lojtarë në minutën e 48’, kur Borges mori kartonin e dytë të verdhë, ndërsa në minutën e 62’ Muhammed Cham gjeti rrugën drejt rrjetës, por në fund ishte Lorient që mori pikët e kësaj sfide.

Troyes fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Angers, me golat që për vendasit i realizuan Ripart në minutën e 12’, Balde në minutën e 61’ dhe Odobert në minutën e 82’. Teksa miqtë mbetëm me një lojtar më pak në minutën e 21’, kur Mendy mori kartonin e dytë të kuq. Ndërsa në minutën e 67’ Diony gjeti rrugën drejt rrjetës, megjithatë ai gol nuk mund të ndryshonte asgjë për skuadrën.

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...