Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gola dhe spektakël, Lazio e Bologna ndajnë nga një pikë në “Olimpico”

Me sfidën mes Lazios dhe Bolognës në “Olimpico”, u mbyll edhe java e parafundit në kampionatin italian, ndërsa të dy skuadrat dhuruan një 90-minutësh spektakolar mbrëmjen e sotme, duke u ndarë në barazimin 3-3.

Pjesa e parë pa Lazion më të qartë, ndërsa falë golit të Correas në minutën e 14’, skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal të bardhekaltërve të Simone Inzaghit.

Në fillim të pjesës së dytë Bologna shënoi dy gola të shpejtë, fillimisht me Polin, që befasoi portierin Guerreri dhe më pas me Destron, të dy me asiste të Rodrigo Palacios, duke bërë që rezultati të kthehej në favor të emilianëve.

Në minutën e 59’ Lazio riktheu baraspeshën, duke shënuar me anë të mbrojtësit Bastos, por vetëm 4 minuta më vonë, ishte Orsolini që riktheu edhe njëherë në avantazh skuadrën e Sinisa Mihajloviçit.

Megjithatë Inzaghi përdori edhe kartën Milinkoviç-Saviç, ndërsa mesfushori serb gjeti golin e barazimit vetëm 7 minuta pasi hyri në fushë, duke bërë që të vulosej edhe rezultati final 3-3.

Kujtojmë që Lazio e ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League, pasi arriti të triumfojë në Kupën e Italisë, ndërsa Bologna ia doli të mbijetojë në një sezon që nisi në mënyrë shumë të komplikuar.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...